Kosova

OVL UÇK: Gjykata Speciale kidnapoi Salih Mustafën

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Faton Klinaku është shprehur i revoltuar nga veprimet e sotme të misionit të EULEX-it.

Klinaku në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Gjykata Speciale ka kidnapuar ish-luftëtarin Salih Mustafa.

“Ky nuk ka qenë arrestim por kidnapim. Gjykatës Speciale i ka skaduar afati me 2 gusht. Këta kanë kryer kidnapim. Arrestimet në Kosovë mund t’i bëjnë vetëm zyrtarët e policisë së Kosovës”, tha ai.

Sekretari i OVL-së të UÇK ka gjuajtur në tokë aktakuzën e publikuar nga Gjykata Speciale duke e konsideruar atë të pavlefshme. “Sot Gjykata Speciale suprimoi shtetin bashkë me mjeranët tanë deputetë. Kryemjerani është Hashim Thaçi që kishte kërkuar miratimin e kësaj gjykate”, tha ndër të tjera Faton Klinaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.