Kosova

OVL E UÇK-SË: Reagon për vrasjen e bashkëluftëtarit të tyre

Kryesia e OVL UÇK-së përmes një kumtese ka reaguar për vrasjen e bashkëluftëtarit të tyre gjatë ditës së djeshme në Krushë të Prizrenit, duke e quajtur atë si lajm shumë të dhimbshëm.

“Dje në fshatin Krushë të Prizrenit, në vendin e tij të punës është vrarë bashkëluftëtari ynë MILIT SHEHU. Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të burgosen dhe të marrin dënimin e merituar”, thuhet në njoftim, përcjell KosovaPress.

Aty tutje bëhet e ditur se i ndjeri Milit Shehu gjatë luftës ka të vrarë prindin dhe katër vëllezër, në masakrën e kryer nga forcat pushtuese serbe në Krushë.