Osmani vizitë kompanisë pronari i së cilës u kthye nga Zvicra në Kosovë: Tregim fantastik, ka mbi 3.500 klientë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar vizitë në kompaninë “Numarics”, pronari i së cilës u kthye nga Zvicra në Kosovë. Suksesin e kësaj kompanie, Osmani e quan “tregim fantastik”, duke treguar se tashmë kanë 3,500 klientë në Zvicër dhe e njëjta është radhitur në top 10-shen e kompanive fintech në këtë shtet.

“Kompanitë sikurse kjo janë motivim për rininë tonë dhe inkurajim që Kosovën ta shohin si vend ku mund ta realizojnë potencialin dhe ta shpërfaqin kreativitetin e tyre”, shkruan Osmani ndër të tjera.

Go to TOP