Osmani: Vdekja e Triumf Feratit na ka tronditur të gjithëve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e vdekjes së parakohshme të Triumf Feratit, ka ngushëlluar familjen Ferati.

“Humbja e parakohshme e Triumf Feratit, djalit të të ndjerit Fadil Ferati, ish-kryetar i komunës së Istogut, si dhe vëlla i kryetarit aktual Ilir Feratit, na ka tronditur të gjithëve. Ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Triumfit, të afërmve dhe shoqërisë!

Në këto çaste tmerrësisht të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe shpresoj të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes duke  kujtuar momentet e paharrueshme që krijuat bashkë me Triumfin. Shpirti i tij pushoftë në paqe!  I përhershëm qoftë kujtimi për Triumfin!”, ka shkruar presidentja Osmani në telegramin e ngushëllimit. /Kosova.info/

Go to TOP