Kosova

Osmani: Uroj udhëheqësin e ri të CDU-së, shpresoj të vazhdojë trashëgiminë e kancelares Merkel

Vjosa Osmani, u.d e presidentit ka uruar e në detyrën e tij të re, në krye të CDU-së, Armin Laschet.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ka besim që Laschet do të vazhdojë trashëgiminë e kancelares, Angela Merkel. “Urime të përzemërta për Armin Laschet për zgjedhjen si udhëheqës i CDU-së. Kam besimin se zotëri Laschet do të vazhdojë trashëgiminë e jashtëzakonshme të kancelares Merkel. Pres gjithashtu që të punojmë së bashku në promovimin e vlerave dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona”, ka shkruar Osmani.