Kosova

Osmani takoi ambasadoren e Kroacisë Barishiq, flasin për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa janë takuar me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Ambasadorja Barishiq uroi Osmani për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kroacisë ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme, thuhet në njoftimin për media.

Osmani, duke uruar Ambasadoren Barishiq për mandatin e ri në Kosovë, uroi për vazhdimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Kroaci.

Njëkohësisht, Osmani shprehu pritjet tona që Kroacia, e cila do të marr Presidencën e Këshillit të BE-së, do të përkrahë edhe më fuqishëm Kosovën në procesin tonë euro-integrues.

Leave a Reply

Your email address will not be published.