Osmani takohet me Peach: Do të kemi mbështetje afatgjate nga Britania në rrugën drejt BE-së

Ministri në detyrë i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar me të dërguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Ai, me anë të një postimi në platformën X, ka bërë të ditur se kanë biseduar për potencialin për rritje të bashkëpunimit të sigurisë dhe duke pranuar mbështetjen afatgjatë të Britanisë së Madhe për reformat në rrugën drejt BE-së.

“Duke reflektuar për katër vitet e Maqedonisë së Veriut në NATO, fokusi mbetet në stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, ka thënë Osmani, derisa me Peach u takua jashtë forumit të ministrave të NATO-s.

Go to TOP