Kosova

Osmani: Ta lëmë fajin jetim, t’i shterrim mundësitë për marrëveshje me VV-në

Nënkryetarja e LDK’së Vjosa Osmani tha se është koha t’ja dëshmojmë të gjithë atyre që na votuan se jemi për ndryshim.

Ajo para mediave tha se duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për të arritur një marrëveshje.

Ajo ka kërkuar nga të dy partitë që t’i lënë sjelljet jo të mira me njëra tjetrën a po më saktësisht hedhjen e fajësisë ndaj njëra tjetrës.

“Të gjithë ne duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë ti shtjerrim për arritjen  e një koalicioni. Është e domosdoshme me pas sjellje të mira, sepse duhet të eliminohet kjo pjesa e fajësimeve”, tha ajo para mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.