Kosova

Osmani/ Srebrenica u shndërrua në vendin ku ndodhi gjenocidi i paparë në historinë më të re njerëzore

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës Vjosa Osmani, ka shkruar në profilin e sajë në facebook, me rastin e përvjetroin e masakrës së Srebrenicës, Osmani ka thën se 25 vjet më pas Srebrenica ende thërre!

25 vjet më pas, Serbia ende mohon krimin.
Dhimbja për viktimat nuk ka përkatësi, ndaj sot bashkëndjejmë me familjet e viktimave, shkruan Kosova.info.

Postimi i plotë:

“I shpallur në korrik të vitit 1995 “vend i sigurt”, nga OKB-ja, Srebrenica u shndërrua në vendin ku ndodhi gjenocidi i paparë në historinë më të re njerëzore.

Ky vend u bë vendvarrezë për mbi 8 mijë burra e djem boshnjakë, të cilët u vranë nga regjimi gjenocidal serb vetëm pse i takonin një etnie e religjioni tjetër.


25 vjet më pas Srebrenica ende thërret! 25 vjet më pas, Serbia ende mohon krimin.
Dhimbja për viktimat nuk ka përkatësi, ndaj sot bashkëndjejmë me familjet e viktimave. Nuk do të ketë asnjëherë paqe të qëndrueshme pa drejtësi për viktimat!
Srebrenica, kurrë më!”

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483