Osmani: Sportistët tanë do ta bëjnë krenar veten dhe shtetin e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, është shprehur krenare që ka parë parakalimin e sportistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

‘’Nder e krenari ta shoh parakalimin e 11 sportistëve të Republikës së Kosovës, të cilët po marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio’’ ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

Tutje ajo theksoi se sportistët tanë që prej shumë kohësh po e ngrehin lart flamurin e shtetit të Kosovës, po na ngjallin shpresën dhe krenarinë se garat në sport nuk njohin shtete të mëdha e të vogla, por njohin sportistë të përgatitur, që me shpirtin garues thyejnë rekorde dhe bëjnë histori.

‘’Në krye me të artën tonë Majlinda Kelmendi, sportistëve tanë ju uroj sukses! Ata do ta bëjnë krenar veten dhe shtetin e Kosovës’’ shtoi ajo.

Go to TOP