Kosova

Osmani: S’ka krizë, VV s’mund të gjejë askund partner si LDK’në

Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk ka krizë në bisedimet me Vetëvendosjen dhe se janë shumë afër marrëveshjes.

Osmani ka thënë në Blic Intervistë se duhet  të eliminohen tensionet dhe ndikimet negative nga jashtë.

‘’Mund të them që kurrë më afër s’kemi qenë dhe prandaj nuk shoh krizë. Ka shumë arsye pse s’jemi takuar. Duhet t’i eliminojmë tensionet dhe të mos bijmë në kurthë që do t’i bënin më së shumti të lumtuar disa njerëz. LDK e VV në fakt po negociojnë qe një javë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe secili mospajtim do të zgjidhet’’, ka thënë ajo.

‘’VV duhet të bindet që partner më kredibil se ne, nuk mundet me gjetë askund. S’ka parti tjetër që dikush ia ka thënë Kurtit sikurse ne. Ka kalu koha kur e shohim njëri-tjetrin si rivalë’’

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483