Kosova

Osmani: Qeveria në krye me LDK’në do t’i ketë vetëm 12 ministri

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani ka shpalosur programin e partisë së saj gjatë ditës së sotme, shkruan Kosova.info.

Ajo ka përmendur shtyllat kryesore të programit që janë sundimi i ligjit, familja, arsimi dhe shëndetësia, punësimi dhe partneriteti ndërkombëtar.

Ajo sa i përket rritjes ekonomike tha se potenciali më i madh është fuqia në njerëz për një rritje ekonomike.

Për të ndodhur të gjitha këto, kemi paraparë sundimin e ligjit, ndikimin e tmerrshëm nga jashtë të politikës dhe krimit kjo është top prioritet. Është e pamundur të kem arritje ekonomike, shëndetësi apo edhe fusha tjera. Brengat themelore e bizneseve është sundimin ligjit dhe krimi. Është e tmerrshme kur ne vizitojmë bizneset të cilët ndihmojnë familjet, dhe ata thonë se nuk e dini se mund të durojnë këtë presion nga jashtë. Ose ka biznese që kanë thënë ia kemi bërë hallall kur na kanë kërkuar 20% por jo tash deri ne  50%, kjo është duke u bërë si shkak i haraçit”, tha Osmani.

Ajo tha se do të bëjë çmos sidomos në fushën e shëndetësisë të bëjë përmirësime e për këtë pas vetes do të ketë njerëz që e mbështesin ngase  evetme do të jetë shumë e vështirë.

“Secili i ri dhe re është një betejë e shoqërisë që meritokracia t’i zë vend dukurive negative të cilat e kanë kapluar institucionet. Nuk është betejë e lehtë, por afër vetës kam një ekip me kapacitete të mëdha. Kur ke një ekip të fort përpara atëherë suksesi është i pandalshëm. Jo vetëm në këtë garë por çdoherë e kemi mbështetur njëri tjetrin. Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku e te tjerë”, ka thënë ajo.