Kosova

Osmani: Për të dhënë kontributin për ndryshim diaspora ka dëshmuar se s’ka barrierë që mund t’i ndalë

Vjosa Osmani ka thënë se diaspora ka dëshmuar se Kosova ka qenë dhe mbetet në zemrat e tyre përherë.

Osmani në një postim në rrjetin social Facebook diaspora ka dëshmuar se s’ka barrierë që mund t’i ndalë për të shprehur vullnetin e tyre dhe kontributin për ndryshime.

Lexoni të plotë postimin:

“E dashur mërgatë,

Edhe këtë herë e dëshmuat se Kosova ka qenë dhe mbetet në mendjen e zemrat tuaja përherë. Rreth 200 000 nga ju, edhe pse në pamundësi të jeni prezent fizikisht në këto zgjedhje, na e dëshmuat që s´ka asnjë barrierë që mund të ju ndalë për të shprehur vullnetin tuaj e të jepni kontributin tuaj të drejtpërdrejt për ndryshimin e madh. Së bashku me shumë nga ju që udhëtuan e do të udhëtojnë me kilometra të tëra për të ardhur në Kosovë, më 14 shkurt le t’i japim frymë Kosovës së ëndrrave tona më të bukura!”.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/photos/a.224957487666523/1914336118728643/