Osmani para ushtareve të FSK-së: Uniforma juaj, arritja e barazisë gjinore

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Kazermën “Adem Jashari”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, para ushtarakeve ka thënë se uniforma e tyre është një nga arritjet më të mëdha të Kosovës.

Ajo ka thënë se suksesi më i madh është ndarja e të arriturave të përbashkëta me ushtaraket e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Besoj se është pikërisht uniforma juaj që simbolizon arritjet më të mëdha të barazisë gjinore në Republikën tonë. Secila prej nesh, e sidomos gratë që i kanë filluar përpjekjet për barazi shumë para nesh, e dinë se sa e mundimshme ka qenë kjo rrugë, se sa gurë e shkëmbinj është dashur t’i largojnë, me sa gjemba ka qenë kjo rrugë që kemi ecur”, ka thënë ajo.

Osmani tutje ka deklaruar se një e arritur tjetër është fakti i rritjes së ushtareve gra në institucionet e sigurisë. Ajo ka falënderuar pjesëtaret e FSK-së që janë frymëzim për vajzat e vogla, duke thënë se ato tregojnë se “s’ka maja që s’mund të arrihen”. /Kosova.info/

Go to TOP