Kombëtare

Osmani nesër viziton Komunën e Obiliqit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, nesër pritet të vizitojë Komunën e Obiliqit.

Nga Komuna e Obiliqit thonë se ajo bashkë me kryetarin e këtij qyteti, Xhafer Gashi, do të zhvillojnë një takim me qytetarët dhe të rinjtë, me fokus tek sfidat mjedisore, trajtimi i tyre dhe ndikimi në shëndet.

“Të pranishëm në këtë takim do të jenë: Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, përfaqësues nga komisionet parlamentare të shëndetësisë, mjedisit dhe bujqësisë, përfaqësues nga grupi i deputetëve të gjelbër”.

“Takimi do të mbahet në ambient të hapur, duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së, në ambientin e Palestrës Sportive “Adem Jashari”, në Obiliq. Takimi fillon nga ora 11:00″, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.