Zgjedhjet 2021

Osmani në Koshare: Nderuam kujtimin për heronjtë që e bën të mundshme lirinë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe tek kompleksi memorial në Koshare.

“Në Kompleksin memorial në Koshare, sa herë kthehemi, e shohim sa e zorshme ishte rruga për lirinë e Kosovës dhe sa stoike ishte lufta e Sali Çekajt e Agim Ramadanit me bashkëluftëtarë!”.

“Bashkë me Donikën, e me disa bashkëluftëtarë të tyre si dhe me veprimtarë të tjerë, nderuam kujtimin për heronjtë që e bën të mundshme lirinë tonë! I përjetshëm kujtimi për ta!”, ka shkruar Osmani nw rrjetin social Facebook.

Në Kompleksin memorial në Koshare, sa herë kthehemi, e shohim sa e zorshme ishte rruga për lirinë e Kosovës dhe sa…

Posted by Vjosa R. Osmani on E mërkurë, 10 Shkurt 2021