Kombëtare

Osmani në Klinë: Besimin qytetar, LDK-ja do ta kthejë në shpresë për jetësim të shtetit

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, në vizitën në Komunën e Klinës u shpreh e lumtur për bashkëveprimin mes demokracisë qytetare, të përfaqësuar nga LDK-ja dhe kristiandemokracisë, të përfaqësuar nga PSHDK-ja.

“Jemi të lumtur që po e jetësojmë koalicionin e vlerave evropiane. Demokristianët janë rikthyer natyrshëm në LDK – adresën e vetme të besimit të qytetarëve të Kosovës”, tha Osmani.

“LDK-ja synon që këtë besim qytetar ta kthejë në besim për jetësim të shtetit tonë”, ka thënë dr. Osmani, në vizitën që e bëri në Komunën e Klinës.

Për këtë, sipas znj. Osmani, duhet guxim intelektual, të cilin LDK-ja e ka dëshmuar në  çastet më të vështira.

“Në momentet më vendimtare ne e kemi pasur guximin që të përballemi me sfida dhe i kemi fituar ato”, tha Osmani.

Osmani nënvizoi se Klina në momentet më vendimtare, në vitet e mobilizimit të madh të viteve ’90, ka ditur të rreshtohet pas Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova.

“Sot, si në vitet ’90, na duhet rimobilizim nacional për ta rimëkëmbur shtetin e Kosovës”, theksoi në fund znj. Osmani.

“Pas 20 vjetësh zvarritjeje e keqpërdorimesh, ka ardhur koha që me guxim intelektual e besim në bashkëveprimin me qytetarët, republikën t’ua kthejmë qytetarëve, atyre që nuk reshtën së besuari në projektin tonë”, u shpreh në fund të këtij takimi znj. Osmani. /Kosova.info/



Leave a Reply

Your email address will not be published.