Kombëtare

Osmani: Ndër prioritetet kryesore reforma dhe cilësia në arsim

Gjatë vizitës në Gjilan, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka vizituar shkollën e ulët e të mesme “Thimi Mitko”, më e vjetra në këtë komunë.

Në takim me një grup nxënësesh e mësimdhënësish të shkollës, zonja Osmani i ka inkurajuar për t`iu qasur rrugës si dijes si një garancë për arritjet e mëtejme në jetë.

Në interesimin e nxënëseve për mbështetjen e sistemit arsimor, Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës e kanë ndër prioritetet kryesore, përmirësimin e gjendjes në arsim, duke nisur që nga edukimi parashkollor. Në këtë kontekst, ka thënë se sistemi arsimor duhet t`i nënshtrohet procesit të reformimit.

Ajo iu ka përkujtuar nxënëseve se dija nuk ka kufi dhe se mësimi gjatë gjithë jetës është mënyra më e mirë për rezultatet e dëshiruara.

“Përkushtimi për dijen është parakusht për arritje në çdo fushë e profesion”, ka theksuar Osmani.​ /Kosova.info/