Kosova

Osmani: Luftoni koronavirusin, mos luftoni njëri-tjetrin

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar përmes Twitterit për zhvillimet në vend.

Shkurt, përmes një cicërime në Twitter, ajo thotë “Luftoni koronavirusin, mos luftoni njëri-tjetrin”.

Koha pak më herët ka mësuar se në Kuvendin e Kosovës ka shkuar mocioni i mosbesimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndaj Qeverisë Kurti, pjesë e së cilës është edhe vet.

Arben Gashi, gjatë ditës ka thënë se janë mbi 40 nënshkrime të deputetëve.

Derisa shumë politikanë e ndërkombëtarë, po u bëjnë thirrje institucioneve e eksponentëve në LDK, që të merren me koronavirusin COVID-19 e jo me çështje politike.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.