Osmani kujton masakrat e Pastaselës dhe Burimit: Përmes kujtesës, refuzojmë të zbehet historia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Pastaselës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës

Ajo është shprehur se sot nëpërmjet kujtesës, refuzojmë që me kalimin e kohës, siç tha ajo, të zbehet historia e të rënëve.

“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në Pastaselë të Rahovecit, vranë dhe mgasakruan 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth. Në të njëjtën ditë, barbarinë e tij, regjimi kriminal e vazhdoi në Burim të Malishevës, ku u vranë dhe u masakruan 42 civil”.

“Sot, nëpërmjet kujtesës, ne refuzojmë që me kalimin e kohës të zbehet historia e të rënëve. Përkundrazi, me vendosmëri dhe përkushtim do të punojmë çdo ditë për ta mbrojtur të vërtetën, për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për mizoritë e kryera kundër popullit tonë. Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri”, është shprehur Osmani.

Go to TOP