Kosova

Osmani: Kërkoj nga deputetët që Ligji Anti-Covid të futet me urgjencë në rend të ditës

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka propozuar që të ketë shmanige nga afatet procedurale për procedurat kuvendore në mënyrë që në kohë sa më të shpejtë duke ditur urgjencën ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Covid-19 të futet me procedura të përshpejtuara, raporton Gazeta Express.

“Në mënyrë që ne të mos lejojmë vonesa propozimi është që të bëjmë një shmangie nga procedurat e rregullta. Propozimi është ky, e kemi një opinion nga ana e qeverisë që ka qenë i detyrueshëm edhe pse për fat të keq kemi pritur një muaj. Propozimi është që ta vendosim sot vetëm për lexim të parë dhe pastaj Komisioni për Shëndetësi që të ketë mundësi të bëjë amandamentimet e nevojshme në afat një javë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se shpreson që të gjithë deputetët të votojnë me 2/3 që ta fusim në procedura të përshpejtuara ligjin për pandeminë. “Unë mendoj që të gjithë deputetët që folët për interesin qytetar do ta sfidojnë dhe do ta tregojnë veten. Në dy aktgjykimet e GJK’së , Gjykata e ka bërë të qartë që kërkohet madje detyrohet që kuvendit të miratojë ligj të vecantë nëpërmjet të cilat do t’I autorizojë institucionet që të marrin masa të lehta të kufizimit të lirive dhe të drejtave të njeriut.Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar dy herë që ligji për sëmundjet ngjitëse nuk ka bazë të mjaftueshme ligjore. Ky ligj është I domosdoshëm”, ka thënë Osmani.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483