Kosova

Osmani i del në krah Arben Gashit pas deklaratës së deputetit të LVV’së për Xhavit Halitin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë sot në seancën e Kuvendit se shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi e kishte sulmuar në seancë, Xhavit Halitin, raporton Gazeta Express.

“Në këtë kuvend më së paku për gjuhë jo parlamentare mund të flasë ai, sepse ka bërë veprim jo parlamentar, kur ka qenë një rast votimi ai ka sulmuar Xhavit Halitin, Xhavit Haliti këta, janë kanë tu na bo… Mendoj që ka qenë një lloj veprimi jo i duhur”, ka thënë Rexhaj.

Për këtë deklaratë të deputetit të LVV’së ka reaguar kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

“Deputeti Gashi nuk e ka sulmuar askënd, është çështje që është konstatuar edhe në Gjykatë”, ka thënë Osmani.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483