Kosova

Osmani e Zemaj dakordohen që vendimet për gjendjen me pandeminë të jenë në përputhje me situatën

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj ku është diskutuar për gjendjen me pandeminë COVID-19,

Siç është bërë e ditur për media, Osmani e Zemaj janë dakorduar që vendimet e tyre do të jenë në përputhje me situatën.

“Disiplina e qytetarëve, respektimi i masave, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe të pushtetit qendror e lokal, përkushtimi i tri niveleve të përkujdesjes shëndetësore dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, janë çelësi i fitores ndaj virusit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq u.d. e presidentes Osmani ka thënë se është i domosdoshëm koordinimi me Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e emergjencës shëndetësore, duke rritur kujdesin dhe respektuar maksimalisht masat mbrojtëse ndaj Covid-19.