Kosova

Osmani: Do të rrisim bashkëpunimin parlamentar me Turqinë

Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Çagri Sakar.

Ambasadori Sakar uroi kryeparlamentaren për detyrën e re, duke shprehur edhe qëllimin e shtetit turk për të thelluar bashkëpunimin në shumë fusha mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë.

Sakar potencoi se Turqia do të vazhdojë të mbetet partner i besueshëm i Kosovës, duke ofruar përkrahje në të gjitha fushat e nevojshme.

Në anën tjetër, kryetarja Vjosa Osmani –Sadriu, duke shprehur falënderimin e saj për vizitën dhe bashkëpunimin e ofruar, deklaroi se si kryetare e Kuvendit do të angazhohet maksimalisht në funksionalizimin e plotë të diplomacisë parlamentare mes Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Madh të Turqisë.

Po ashtu, kryetarja e Kuvendit theksoi se në afat rekord do të konstituohen grupet e miqësisë mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe homologëve të tyre nga shumë shtete të botës. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.