Kosova

Osmani: Do ta dekriminalizojmë drejtësinë nëpërmes procesit të Vetingut

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë e Prishtinës, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se qeveria e drejtuar prej saj, do të garantojë pavarësi të sistemit të drejtësisë, ndërsa nëpërmes procesit të Vetungut, do të bëhet dekriminalizimi i saj.

Duke u përgjigjur në pyetjen e të rinjve se si do të fuqizohet sistemi i drejtësisë në vend, Osmani ka thënë se e vetmja rrugë është Vetingu dhe mospërzierja totale e Qeverisë.

Idetë që qeveria ta ndërroj kryeprokurorin janë kundërkushtetuese, sepse neve na duhet normalitet në sistemin e drejtësisë.

“Vetingu nënkupton që të bëhet një vlerësim i pavarur ndërkombëtar për secilin gjykatës dhe prokuror, jo sikur në vitin 2008 kur është bërë vetëm një testim”, tha Osmani.  

Ajo ka shtuar se ne jemi dëshmitarë që dora e krimit ka vendosë për njerëzit në sistemin e drejtësisë, prandaj kjo dukuri nuk do të tolerohet në të ardhmen. /Kosova.info/