Kosova

Osmani: Dialogu me Serbinë do të vazhdohet në ShBA

Dialogu me Serbinë do të vazhdohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka deklaruar kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, në debatin “Talk the Talk”, shkruan Kosova.info.

Ajo tha se arsyeja e një vendimi të tillë është se ShBA’të që nga fillimi kanë dhënë përkrahje të vazhdueshme për Kosovën.

E si shtet të dytë Osmani e sheh Gjermaninë për realizimin e diçkaje të tillë.

 “Dialogu me Serbinë synojë ta vazhdoj në SHBA, pasi është vendi i cili na ka përkrahur që nga fillimi. Normalisht edhe Gjermania si shteti i dytë.  Kam tentuar qe të ndërtohet bashkëpunim dhe unitet në tema të caktuara, qe ti kemi te gjitha partitë afër dhe të kemi një rol sa më të madh. Mandatin do ta marr nga parlamenti dhe qeveria jonë do të jete me e fuqishme. Duhet ti jepim fund situatave që i kemi pasur në qeveritë paraprake. Derën time të bashkëpunim për dialog do ta kenë të hapur të gjithë”, tha Osmani.