Kombëtare

Osmani: Autostrada e Anamoravës do të bëhet

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e cila sot vizitoi Gjilanin, ka folur edhe lidhur me anulimin e tenderit për ndërtimin e autostradës së Anamoravës.

Ajo theksoi se kjo autostradë do të bëhet.

“Autostrada e Anamoravës do të bëhet por korrupsioni do të ndalet. Ne jemi të vendosur që ta ndërtojmë vendin tonë”, u shpreh Osmani.

Kujtojmë se sot, me vendim të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Izedin Bytyqi, është anuluar tenderi për ndërtimin e autostradës së Anamoravës.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.