Kosova

Osmani: ‘Open Balkan’ jo vetëm i rrezikshëm, por edhe ngadalëson procesin e anëtarsimit në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për “Ballkanin e Hapur” në një  bashkëbisedim për të ardhmen e Kosovës me ambasadorin Wolfgang Ischinger, duke thënë se jo vetëm se është i rrezikshëm për Kosovën, por edhe e ngadalëson procesin e anëtarësimit në BE.

Osmani tha se në vend të Open Ballkan, duhet të fokusohemi në Procesin e Berlinit, por ka fajësuar Serbinë se nuk ka respektuar vendimet.

“Serbia i nënshkruan marrëveshjet, por e ka problem t’i zbatojë ato”, tha Osmani.

Nga pika politike dhe ekonomike, kjo është absolutisht e rrezikshme për Kosovën, Bosnjën e Malin e zi”.

“Kjo iniciativë që u nis nga Novi Sad, nuk e përfshiu Kosovën si të barabartë me të tjerat shtete”.

Presidentja gjithashtu tha se përmes Open Ballkan po tentohet largimi nga Procesi i Berlinit.