Show Biz

“Oscars” edhe këtë vit mbetet pa prezantues

Ceremonia e ndarjes së çmimeve, Oscars, ashtu si vitin e kaluar edhe sivjet do të zhvillohet pa një prezantues/e.

Presidentja e rrjetit televiziv ABC, Karey Burke, që transmeton Oscars, sipas CNN, u shpreh në një deklaratë se është marrë vendimi për të përsëritur “atë që funksionoi vitin e kaluar”.

Sipas të dhënave, audienca u rrit me 12% nga ajo e vitit 2018, që shënoi audiencën më të ulët në historinë e çmimeve Oscars.

Kevin Hart ishte i përzgjedhuri i Akademisë vitin e kaluar, por aktori hoqi dorë nga prezantimi pasi u pretendua se iu kërkua që të kërkonte falje publikisht në lidhje me deklaratat fyese ndaj komunitetit LGBT+, aty rreth viteve 2009-2010.

Në vitin 1989, producenti Allan Car dhe regjisori Jeff Margolis zëvendësuan monologun hapës me një numër muzikor 11 minutësh që përfshiu një duet midis aktorit Rob Loëe dhe Eileen Boëman, i veshur si Borëbardha.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.