Osasuna mohon se pati thirrje raciste gjatë ndeshjes me Real Madridin

Osasuna ka mohuar se ka ndodhur ndonjë incident racizmi gjatë ndeshjes me Real Madridin të fundjavës së kaluar.

Përmes një deklarate të martën klubi ka theksuar se nuk është regjistruar asnjë thirrje e tillë dhe se nuk do të lejohen veprime që mund të dëmtojë reputacionin antiracist të ndërtuar me vite.

“Osasuna dëshiron të bëjë të qartë se asnjë thirrje raciste nuk është dëgjuar gjatë ndeshjes të së shtunës. Klubi nuk do të tolerojë ndonjë prishje të reputacionit të tifozëve të Osasuna, të cilët gjatë gjithë historisë së tyre kanë qenë të njohur për qëndrimin e tyre antiracist”, ka theksuar Osasuna.

Në anën tjetër, Real Madrid ka bërë dije se kanë paraqitur një ankesë ndaj arbitrit që drejtoi ndeshjen në stadiumin “El Sadar”, duke u ankuar se si ai nuk ka përfshirë në raport thirrjet ndaj sulmuesit brazilian Vinicius Jr.

Ndeshja kishte përfunduar me fitoren 4-2 për skuadrën e Madridit.

Go to TOP