Kosova

Orlando për vrasjen e ambasadorit italian në Kongo: Sulm qyqar

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka reaguar pas sulmit në Kongo ku vdiq diplomati i Italisë atje, Luca Attanasio.

“Ambasada Italiane në Prishtinë bashkëndien me familjen e ambasadorit në Kinshasa Luca Attanasio, të karabinerit Vittorio Lacovacci dhe shoferit të tyre, të cilët në përmbushje të shërbimit, ishin sot viktima të një sulmi qyqar në Goma”, shkruan ai në Twitter.