Show Biz

Oriola Marashi qmend futbollistin e njohur

Futbollisti Eros Grezda dhe modelja Oriola Marashi janë ndër çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Prej disa kohësh e mbajtën marrëdhënien e tyre të fshehtë, madje u përfolën edhe për një ndarje, por duket se janë më të dashuruar se kurrë me njëri-tjetrin.

Këtë e kanë treguar me anë të komenteve në rrjetet sociale, ku Eros Grezda nuk i reziston dot pozave seksi të modeles.

Oriola Maroshi postoi disa imazhe si “vajzë fshati” e veshur me një fustan të shkurtër që i vendoste në pah linjat e saj perfekte trupore dhe format bombastike.

“A je e dashuruar me këtë?”- shkroi modelja në përshkrimin e fotove, ku duket pranë disa frutave.

“Jam i dashuruar me ty”– i komentoi futbollisti.

Oriola Marashi është një ndër femrat shqiptare më seksi, e cila ndez herë pas here rrjetin me foto të nxehta.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.