Kosova

Organizonte bixhoz të paligjshëm, arrestohet një person në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm është identifikuar gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë, shkruan kosova.info.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar  i cili në lokalin e tij kishte zhvilluar veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Në cilësi të provave materiale nga lokali i të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një server i modifikuar, një skaner për regjistrimin e tiketave të lojës, një DVR i kamerave, një hardisk, një printer i tiketave, dy monitorë të kompjuterëve, një shtëpizë e kompjuterit dhe një thes i mbushur me tiketa të luajtura. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.