Kosova

Organizohet turneu për të rinj ‘Hasan Prishtina’ 2018

Kpp ‘Hasan Prishtina’, në bashkëpunim me Federatën e Pingpongut të Kosovës dhe Komunën e Vushtrrisë, do të organizoj turneun për të rinj U18 ‘Hasan Prishtina’ në Palestrën e sportit “Jeton Terstena” në Vushtrri me datë 28.04.2018, nga ora 10:00.

Paraqitjen e lojtarëve duhet të bëhet më së largu deri më 25 prill 2018 në ora 16:00.

Shorti do të hidhet me datën 26 prill nga ora 17:00 në zyre të FPPK-së dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.

Të drejtë pjesëmarrje në këtë garë, sipas nenit 12 të rregullores së sistemit të garave të FPPK, kanë të gjithë lojtarët më të vjetër se 11 vjeç, pra të gjithë ata që kanë lindur në vitin 2006 deri në vitin 2000. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483