SPORT

Organizohet turneu memorial i veteranëve “Dr. Fatmir Fazlija” dhe xhirot e fundit të garave ekipore

Me 24 prill nga ora 15:00 në SHMU “Abedin Rexha” në Turiqec, FPPK në bashkëpunim Kpp Shpresa dhe kuvendin komunal të Skenderajt organizojnë turneun memorial të veteranëve Dr. Fatmir Fazlija.

Turneu do të organizohet për këto 4 kategoritë:

·         40 – 49 vjeçar (të lindur në vitin 1981 ose përpara)

·         50 – 59 vjeçar (të lindur në vitin 1971 ose përpara)

·         60 – 64 vjeçar (të lindur në vitin 1961 ose përpara)

·         mbi 65 vjeçar (të lindur në vitin 1956 ose përpara)

Paraqitjen e lojtarëve për veteran e boni deri më 23 Prill në ora 16:00 në [email protected].

Shorti për Veteran do të hidhet para fillimit të garave.

Organizohen xhirot e fundit të garave ekipore të seniorëve

Me 25 Prill nga ora 10:00 në shkollën fillore Tefik Çanga në Ferizaj do të organizohen xhirot e fundit në superligën e meshkujve dhe të femrave si dhe në ligën e pare të meshkujve në pingpong

Në xhiron e fundit të superligës së meshkujve të gjitha ndeshjet konsiderohen derbi, pasi do të përcaktohen edhe pozitat përfundimtare për sezonin pranveror. A do të mbetet Lidhja e Prizrenit e pamposhtur këtë sezon edhe kundër Prishtinës. Për ti ikur plasmanit të dytë  nga fundi i tabelës janë duke u përpjekur 3 klube, andaj derbi  konsiderohet edhe ndeshja ndërmjet KVPP Prizreni dhe Ahmet Hoxha.

Ndeshjet tjera do të jenë:

 SUPERLIGA E KOSOVËS Meshkuj 
Xhiro 725.04.2021
10:00Lidhja e prizrenitvsPrishtina
10:00PripingvsElting Dardania
10:00VushtrriavsLiria
10:00KVPP PrizrenivsAhmet Hoxha
 SUPERLIGA Femra 
Xhiro 725.04.2021
12:00Drita FemratvsAhmet Hoxha Femrat
12:00Prishtina FemratvsVushtrria Femrat
12:00Peja femratvsAhmet Hoxha MK
12:00Lidhja e Prizrenit FemratvsSHPP Ahmet Hoxha Femrat
 LIGA E PARË A – Meshkuj 
Xhiro 725.04.2021
13:00SharrivsHasan Prishtina
0:00e lirëvsShkolla
13:00Shqiponjat e zezavsGani Maloku
13:00Shkolla Ahmet HoxhavsDrita Meshkujt
 LIGA E PARË B – Meshkuj 
Xhiro 725.04.2021
13:00Ahmet Hoxha MKvsLlapusha
e lirëvsVitia
13:00Shkolla PrizrenivsDukagjini
13:00MaestrovsIstogu

Komisioni i garave

Isak Maxhera

Bashkim Gashi
Fadil Luta /Kosova.info/