SPORT

Organizohet Turneu Memorial “Ahmet Hoxha” 2021

FPPK njofton se në bashkëpunim me klubet e pingpongut që mbajnë emrin e heroit “Ahmet Hoxha” dhe nën patronatin e Kuvendit Komunal të Ferizajt –Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, me 23 maj 2021 nga ora 09:30 deri 18:30, në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Tefik Çanga” në Ferizaj, organizojnë turneun e XXII memorial “Ahmet Hoxha 2021”, për nder të veprës dhe kontributit të Heroit të Kosovës –“Ahmet Hoxha”.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri 19 maj 2021, deri në ora 16:00 vetëm në emailin: [email protected]

Shorti do të hidhet me datën 20 maj nga ora 20:00 përmes platformës zoom, dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve. /Kosova.info/