Organizohet Kampionatin Individual i Kosovës për U19 (KIK U19 2023)

Me 1 prill me fillim nga ora 10:00 në ShMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, FPPK do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19.

Pas parasysh numrin e madh të lojtarëve si dhe turneu organizohet vetëm një ditë, turneu do të organizohet në garat individuale, çifte meshkuj, femra dhe të përziera.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 29 mars në ora 16:00.

Të drejtë pjesëmarrje në kampionatin për  U19 kanë të drejtë të gjithë lojtarët kosovarë të moshës 10 deri 19 vjeçare, respektivisht lojtarët e lindur në periudhën 1 janar 2004 deri 31 dhjetor 2013 siç parashihet në nenin 6 pika 5 e rregullores për sistemin e garave.

Paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

Luteni që lojtarët e paraqitur të i radhitni sipas alfabetit dhe në formën e bashkangjitur.

Shorti do te hidhet të mërkurën me 30 mars online dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve. /Kosova.info/

Go to TOP