SPORT

Organizohet Kampionati individual për U21 dhe Veteran për vitin 2020

Me 24 dhe 25 tetor në Shkollën fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj duke filluar nga ora 10.00, do të organizohen kampionatet individuale për U21/e (1999), dhe Veteran.

Me 24 tetor do të zhvillohet Kampionati individual i Kosovës për U21 në kategorinë individuale si në vijim:

  • U21 (M dhe F) të lindur me 1 Janar 1999 dhe me të rinj.

 Ndërsa Kampionati Individual i Kosovës për veteran për vitin 2020 është paraparë të mbahet 25 tetor në Shkollën fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj duke filluar nga ora 10.00, për këto 4 kategoritë:

  • 40 – 49 vjeçar (të lindur në vitin 1979 ose përpara)
  • 50 – 59 vjeçar (të lindur në vitin 1969 ose përpara)
  • 60 – 64 vjeçar (të lindur në vitin 1959 ose përpara)
  • mbi 65 vjeçar (të lindur në vitin 1954 ose përpara)

Paraqitjen e lojtarëve për U21 duhet të bëhet më së largu deri më 21 tetor 2020 në ora 16:00, ndërsa për veteran deri më 24 tetor në ora 16:00. Nuk pranohen paraqitjet e lojtarëve pas skadimit të afatit!

Shorti për U21, do të hidhet të enjten më 22 tetor në ora 19 30, përmes platformës zoom, e përfaqësuesit e klubeve mund të marrin pjesë. 

Ndërsa shorti për Veteran do të hidhet para fillimit të garave.

Vërejtje: nëse klubet kanë lojtarë të rinj që duan të angazhojnë në këto kampionate, nga komision i regjistrimit dhe komision i garave, do të pranohen nëse së bashku me paraqitjen e lojtarëve të rinj dërgoni edhe certifikatën e lindjes. Pra vetëm lojtarët e regjistruar do të futen në short. /Kosova.info/