Organizohet Kampionati Individual i Kosovës për U11 dhe U15 për 2023

Me 7 Prill, me fillim nga ora 10:00, në Sallën e sporteve “Zejnel Salihu” në Bardh të Madh, FPPK do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për U11 dhe U15.

Garat do të mbahen për këto kategori:

·    individuale (U11)

·    individuale (U15)

·    çifte meshkuj (U15)

·    çifte femra (U15)

·    çifte të përziera (U15)

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 3 prill në ora 16:00.

Të drejtë pjesëmarrje në kampionatin për U11 dhe U15 kanë të drejtë të gjithë lojtarët kosovarë të moshës deri 11 dhe 15 vjeçare, respektivisht lojtarët e lindur pas vitit 2013 dhe 2009.

Paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

Luteni që lojtarët e paraqitur të i radhitni sipas alfabetit dhe në formën e bashkangjitur

Shorti do te hidhet të mërkurën me 4 prill online dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve. /Kosova.info/

Go to TOP