Kosova

Organizohet aksion para qeverisë në mbështetje të vendimit për mbylljen e universiteteve

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, e njohur me akronimin ORCA, sot do nërmarrë një aksion në mbështetje të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Më saktësisht, ORCA me këtë aksion proteston kundër ndërhyrjeve politike në këto dy institucione.

Së fundmi, Këshilli Shtetëror i Cilësisë dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim po përballen me presione publike për shkak të vendimit për mos akreditimin e tri universiteteve publike.

Aksioni do mbahet prej orës 12:00 para objektit të qeverisë në sheshin “Skënderbeu”.