SPORT

Orari i xhiros së 15-të në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll nuk humbet kohë dhe vazhdon me ndeshjen e xhiros së 15-të në fundjavë.

Një ndeshje do të zhvillohet të shtunën, dy sfida të dielën dhe dy ballafaqime tjera ditën e hënë.

Padyshim se ndeshja kryesore do të zhvillohet në Gjilan, ku do te zhvillohet derbi lokal mes Gjilanit dhe Dritës.

Kjo ndeshje do të luhet ditën e diel me fillim nga ora 13:30 dhe do të transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Art Sport.

Interesant pritet të jetë edhe dueli mes Feronikelit dhe Trepçës ’89.

Orari i xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës:

Besa – Prishtina ( e shtunë, 28 nëntor – 13:00)

Gjilani – Drita ( e diele, 29 nëntor – 13:30)

Feronikeli – Trepça ’89 ( e diele, 29 nëntor – 13:00)

Ballkani – Arbëria ( e hënë, 30 nëntor – 13:00) Drenica – Llapi ( e hënë, 30 nëntor – 13:00)