SPORT

Orari i Superligës së Kosovës të javës së 19 -të

Të premten luhet ndeshja e parë e xhiros së 19-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

FFK-ja të hënën ka caktuar orarin e ndeshjeve të xhiros së ardhshme kampionale.

Të premten prej orës 13:00 luhet ndeshja Vushtrria – Drita.

Drita është e dyta në tabelë me 34 pikë, tri më pak se Ballkani që prinë, ndërsa Vushtrria është e parafundit (11) me vetëm 15 pikë.

Të shtunën janë ndeshjet Llapi – Feronikeli e Drenica – Prishtina, ndërsa tri ndeshje tjera janë të dielën.

Ballkani e pret Ferizajn, Gjilani takohet me Flamurtarin, ndërsa Trepça ’89 me Dukagjinin.

IPKO Superliga – Java e 19-të

E premte, 21 shkurt

13.00 Vushtrria-Drita

E shtunë, 22 shkurt

13.00 Llapi-Feronikeli

13.00 Drenica-Prishtina

E diel, 23 shkurt

13.00 Ballkani-Ferizaj

13.00 Gjilani-Flamurtari

13.00 Trepça’89-Dukagjini