OPINION

Optimizmi është argëtim për të pa mençurit?!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Njerëzit jo human, njerëzit me biografi kriminale, njerëzit që e kanë injorua realitetin, janë optimist për jetën, kurse njerëzit e ndershëm, njerëzit të cilët po jetojnë me mundin dhe djersën e vet, gjithnjë e më shumë po iu humb optimizmi për jetë.

Kjo për faktin së janë të pa fuqishëm nga kategoria e parë ta rregullojnë  jetën për familjet e tyre. Të bëhemi të sinqertë, bandat po bëhen model për jetën në shumë shtete të botës!!! Këta nuk i marrin për bazë elementet relevante dhe faktet reale, por po i injorojnë ato nga lakmia për përfitime dhe pushtet absolut. Nga këtu edhe po humb optimizmi i njeriut të thjesht. Injorantët janë asgjë tjetër veç njerëz të trashë ne mendje. Me lloj të tillë sundimtarësh veç sa shumica e qytetarëve  nuk e kanë marr malin siç thotë një fjalë e popullit. Pavarësisht që disa njerëz në krye të politikës po bëjnë përpjekje që gjendjen e përgjithshme, sado kudo ta ndryshojnë pozitivisht. Për tu ballafaquar më të vërtetën duhet qenë real, jo optimist duke i dëgjuar  njerëzit e porositur të partive politike, të cilët përhapin optimizëm të pabazuar. Thuhet së optimizmi është argëtim për te pa mençurit. Optimizmi pa posedimin e mjeteve të duhura për jetë, u shërben njerëzve jo kompetent dhe të korruptuarve. Kosovës I duhet përballja më realitetin, përballja më sfidat politike dhe ekonomike të cilat e ngrisin mirëqenien dhe hapin perspektiva  për të rinjtë. Këta udhëheqës të pas luftës na kanë kthye për së 30 vite mbrapa. Dhe, sigurisht së nuk është aspak për tu çuditur së rinia po ikin për Perëndim, duke pritur pleqërinë  jo të qetë.

Model jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë por, edhe për shumë vende demokratike së si duhet të funksionojë një shtet, është Suedia. Ky shtet nuk iu jep asgjë më shumë njerëzve të politikës  në krahasim më njerëzit e thjeshtë. Njerëzit e politikës atje shkojnë në punë  pa automobila zyrtar siç po shkojnë këta njerëzit tanë të politikës,  të cilët kurrë nuk e kanë pasur një luks të tillë. Politikanët në Suedi nuk gëzojnë imunitet. Banesat e tyre janë shumë modeste. Nuk kanë vila brenda shtetit dhe jashtë shtetit, dhe nuk kanë miliona në banka, nga djersa dhe mundi I popullit. Vetëm i pari i shtetit ka të drejtë të shfrytëzon automobilin e shtetit dhe sigurimin, me pagë modeste. Të ne u bënë dhe po bëhen milionerë brenda nate, dhe as nuk skuqen dhe as nuk marrohen fare. Shumë vështirë më këta njerëz  të kemi shtete normale, dhe  shoqëri të rregulluar sipas standardeve të shteteve të përparuara siç është Suedia …Zoti na daltë në ndihmë!!!