Kosova

Opozita skeptike rreth planeve qeverisëse

Një muaj pas formimit qeveria “Kurti” arriti ta kornizojë planprogramin qeverisës për katër vjetët e ardhshëm. Ndonëse ende nuk është bërë publik, kreu i ekzekutivit Albin Kurti theksoi se plani i qeverisjes, i hartuar të shtunën, përcakton prioritetet e Qeverisë që nga sundimi i ligjit e deri te politika e jashtme e vendit.

Ndërkohë përfaqësues të opozitës janë shprehur skeptikë për realizimin e premtimeve të qeverisë “Kurti”.

Një mbledhje tërëditore e kabinetit të qeverisë “Kurti” është zhvilluar të shtunën në Prevallë, në të cilën u tha se u kornizua planprogrami qeverisës për katër vjetët e ardhshëm.

Pas një mbledhjeje prej tetë orëve shefi i Qeverisë, Albin Kurti, deklaroi se së shpejti do të publikohet versioni përfundimtar i programit qeverisës, i cili pas miratimit do të sillet në Kuvendin e Kosovës për diskutim.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483