SPORT

Operohet Eriksen/ Në dyshim karriera tek Interi

Pas shumë testesh për zemrën, u ra dakord që Eriksenit t’i vendoset një defribilator, i cili do ta rikthejë në punë zemrën në rast të përsëritjes së një tjetër arresti kardiak dhe ai e ka pranuar këtë vendim.

Ky është njoftimi që ka bërë Federata Daneze e Futbollit një ditë më parë. 

Pikërisht ditën e djeshme, Eriksen i është nënshtruar operacionit, teksa ka vendosur defribilatorin dhe sot pritet të largohet nga spitali.

Nuk flitet ende për një diagnozë të saktë, se cila ishte arsyeja e arrestit kardiak edhe pse lihet të kuptohet se bëhet fjalë për një miokardit.

3-4 javë pas operacionit Eriksen do t’u nënshtrohet sërish testeve për të kuptuar nëse defribilatori do të jetë i përkohshëm apo i përhershëm.

Por, ligji italian nuk e lejon një sportist të luajë me të. Erikseni është mirë, por e ardhmja si futbollist sot mbetet ende enigmë.

Ligji italian nuk e lejon një lojtar me probleme në zemër që të luajë në Itali, por gjithsesi ekziston një mundësi e vogël, që lojtarin ta shikojmë përsëri me fanellën e Interit.

Nëse 3-4 javë pas operacionit, Eriksen nuk ka më probleme me zemrën, atëherë mund të nisin procedurat, që t’i jepet mundësia të luajë me fanellën zikaltër.