Kosova

Operacion i Inspektoratit Policor në Prishtinë, arrestohet udhëheqësi i krimeve ekonomike

Inspektorati Policor i Kosovës ka kryer sonte një aksion-arrestimi në qendër të Prishtinës.

Mësohet se në pranga ka përfunduar Lavdim Osmani, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë.

Sipas Insajderit drejtuesi i Krimeve Ekonomike ka qenë udhëheqësi i një grupi policësh të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve.

Osmani dyshohet se ka hetuar shumë kompani, për t’ua mbyllur më pas rastet vetëm në këmbim të parave.

Gazeta merr vesh se priten edhe arrestime të shumta në krime ekonomike.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483