Show Biz

Onat publikon këngën e re “Merrma inatin”

Onat është ndër rep-artistët më të pëlqyer në estradën shqiptare.

Ai për vite me radhë ka sjell projekte të shumta, të cilat u pritën mirë nga adhuruesit e muzikës së tij.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ai tashmë ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e re.

“Merrma inatin” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Dukagjin Muhaxheri.

Raptap entertainment i është besuar miksimi dhe masterizimi, kurse tekstin e ka shkruar vet ai.

Kujtojmë se “Merrma inatin” ka filluar menjëherë të pritet mirë nga fansat e tij.