Kosova

Olluri: Njerëzit e fuqishëm të politikës nuk guxojnë t’i prekin

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, i ftuar në Frontal në T7, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të gazetarit Visar Duriqi, pasi një natë më parë u rrah brutalisht nga tre persona të maskuar.

Olluri tha se gjendja e gazetarit Duriqi është pak më e mirë dhe është duke e marrë vetën.

“Gjendja pak më e mire, është duke e marrë vetën, është duke pushuar…Kam qenë edhe pas mesnatës, te banesa e tij dhe në QKUK. Është sulmuar nga tre persona e kanë pritë te hymja e banesës, pas debatit televiziv ku ka qenë i ftuar”, tha Olluri në Frontal, transmeton Gazeta Express.

“Visari e ka vrejt në momentin që ka dal nga vetura, që ka dikë afër dhe porsa e ka vërejt është sulmu dhe sulmuesit kanë ikë për shpejt. Sulmi ka qenë brutal”, shtoi ai.

Tutje Olluri tha se gazetarët po sulmohen pasi “njerëzit e fuqishëm të politikës nuk guxojnë t’i prekun në shesh”.

“Gruaja dhe motra e tij kanë qenë më të shokuara sesa Visari”, shtoi më tej ai.

Olluri tha se gjatë sulmit, sulmuesit s’ia kanë thënë asnjë fjalë Duriqit.

“Unë kam bisedu me Visarin, sulmuesit s’e kanë thënë asnjë fjalë, janë persona që porositen nga dikush, nuk kanë emocione për kryerjen e aktit kriminal”, tha më tej Olluri.

Teksa u shpreh se gazetarët nuk zmbrapsen nga sulmet. /Gazeta Express/