SHËNDETËSIA

Olluri kërkon gjendjen e jashtëzakonshme për të shpëtuar nga COVID -19

Shefi i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Elmi Olluri ka thënë se shpëtimi i Kosovës nga pandemia e koronavirusit është shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për një muaj.

Olluri përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se tani më Covid19 ka dal nga kontrolli dhe më asnjë institucion e as popullata nuk mund ta futë në shishe e ti qes tapën.

“I vetmi shpëtim është gjendja e jashtëzakonshme” ka shkruar Olluri.

Shkrimi i plotë:

SHPËTIMI I KOSOVËS ËSHTË SHPALLJA E GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME P?R NJË MUAJ
….,…..Mos të imunizohemi me pamjet e kufomave që dalin nga spitalet sepse kjo nuk na falet?!

….Siq e potencova dhe kërova publikisht , para një jave në një emision Tv, .
Prap po kërkoi që n? t? mirë të kësaj popullate, të çorjentuar në aspektin pandemik ,të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, nga kompetentët sa sështë vonë e mos të imunizohemi me vargun e kufomave që dalin nga spitalet, mendoi nga një papërgjegjshmëri e skajshme e klasës politike dhe përsonave kompetent , të cilët që nga fillimi ”ran “në ndikimin e politikës ditore ?

….,Tani më Covid19 ka dal nga kontrolli dhe më asnjë institucion e as popullata nuk mund ta futë në shishe e ti qes tapën!
I vetmi shpëtim është gjendja e jashtëzakonshme!

…….Shëndeti është mbi të gjitha , jo ekonomia , edhe nese kthehemi në kohën e “gurit”,më mirë është të kemi shëndetë se sa të kemi para e komoditet , (i sëmuari ka një dëshirë , të shërohet mos të vdesë , i shëndetëshmi dëshira e dëshira,)ndërsa të vdekurit të dalin nga klinikat për një veprim që mundemi ta bëjm e ky është shpallja e gjendjës së jashtëzakonshme për nj? muaj , sa nuk është vonë.!
……..Ne nuk mund të dalim më të menqur se shtetet siq është Australia Spanja dhe disa shtete të rajonit që shpallën gjendje të jashtëzakonshme per të dytën- tretën herë.!?
……,Kosova është shtet i vogël dhe në mes të Evropës , Bota dhe Evropa nuk mund ta lën qe të vdes nga ekonomia, ndërsa vdekjen nga Covidi19 ne duhet ta menagjojm.
………8 vdeje për një ditë nga Covidi është jo shum po tepër shum për një popullatë 2 milonshe
……Vdekja e lehonës 21 vjeqare tregon se sa kjo pupullat ,ekspert te ekonomise , kryetar komunash e ka marr seriozisht infeksionin me Covid19.??
……….Me befasojne disa kryetar komunash disa ekonomiste të cilët më shum i dhen përparsi ekonomisë se sa shëndetit , këta më lën përshtypjen e njerzëve të cilet nuk shofin larg.
…….Kosova ishte e shkatrruar para 20 vite, por tani ku jemi?
…….. Nje muaj gjendje e jashtzakonshme nuk do të thot “asgje” per ekonomine kur eshte ne pytje shendeti!?
Pse nuk analizojme:
Kush e shktrron më shum ekonominë, Covidi 19,
a një muaj mbyllje izolim.
Dhe një disciplinë me masa të marrura.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483