Bota

OKB: Vendet në zhvillim po mbajnë barrën kryesore të krizës së migrantëve

Vendet në zhvillim dhe jo vendet e pasura perëndimore, po mbajnë peshën kryesore të krizës së refugjatëve në botë, dhe po presin shumicën e 70.8 milionë të zhvendosurve që kanë ikur nga lufta dhe persekutimi, thanë të mërkurën Kombet e Bashkuara.

Gjysma e të zhvendosurve me forcë në botë janë fëmijë dhe totali i vitit 2018 është më i larti në gati 70 vjet, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), në raportin vjetor të saj.

“Kur thoni se Evropa ka një emergjencë të refugjatëve, ose Shtetet e Bashkuara, ose Australia – jo. Shumica e refugjatëve janë në fakt në vendin tjetër ku është lufta, dhe për fat të keq kjo do të thotë kryesisht në vendet e varfëra ose në vendet me të ardhura të mesme”, tha në një konferencë për media, Filippo Grandi, komisioner i Lartë për Refugjatët.

Sipas të dhënave të OKB-së, në fund të vitit 2018 ka pasur 3.5 milionë azilkërkues në nivel botëror.

Raporti thotë se më shumë se dy të tretat e refugjatëve të botës vijnë nga pesë vende: Siria, Afganistani, Sudani Jugort, Mianmari dhe Somalia.